DANILLOVIQ, KANDIDAT PRESIDENCIAL I MALIT TË ZI TË BASHKUAR

Kandidati për president të Malit të Zi të Bashkuar do të jetë Goran Daniloviq, është vendosur në seancën e sotme të Bordit Kryesor të kësaj partie.

Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Malit të Zi të Bashkuar, Danillo Jokiq, më herët ka thënë se Danilloviq është i pjekur, konsekuent dhe kandidati më i mirë, të cilin do ta përkrahin shumë njerëz, “sidomos ata që nuk janë të orientuar nga partia”.

Ai u bëri thirrje të tjerëve që ta mbështesin Danilloviqin.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 19 mars.

Tani për tani është konfirmuar kandidatura e kryetarit të Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq.

Dhe lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiq, ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale.

Pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe kreu i Lëvizjes Demokristiane, Dejan Vukshiq.

Në garën zgjedhore do të marrë pjesë edhe deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq.

SHARE