880 MIJË EURO NGA BUXHETI I SHTETIT PËR FUSHATËN PRESIDENCIALE

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Qeveria e Malit të Zi në seancë ka miratuar Informacionin për financimin e një pjese të shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vlerë prej rreth 880 mijë euro.

Sipas Qeverisë, kjo shumë është e përcaktuar me Ligjin për Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2023 dhe do të ndahet nga rezerva buxhetore aktuale.

Të rikujtojmë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 19 mars.

Ligji dhe zgjedhja e Presidentit të Malit të Zi përcakton se mjetet për mbulimin e shpenzimeve për zgjedhjen e Presidentit parashikohen në buxhetin e Malit të Zi.

Ligji për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore parasheh që mjetet buxhetore për financimin e një pjese të shpenzimeve të fushatës zgjedhore parashikohen në shumën prej 0.07% të mjeteve të përgjithshme buxhetore të planifikuara.

“Sipas Ligjit për Buxhetin për vitin 2023, buxheti aktual është planifikuar në vlerë prej 1,263,641,661 euro. Në përputhje me sa u tha më lart, në Ligjin për Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2023, mjetet buxhetore për financimin e një pjese të shpenzimeve të fushatës zgjedhore të kandidatit për zgjedhjen e Presidentit të Malit të Zi janë planifikuar në shumë prej 884.549,16 euro,“ njoftoi Qeveria.

SHARE