RRITJE DRAMATIKE E NIVELIT TË BUNËS

Për shkak të shirave të bujshme, shkarkimit të ujit nga digat në lumin Drin dhe era e fortë jugore, niveli i Bunës po rritet në përmasa dramatike. Është e rrezikuar e tërë zona përgjatë rrjedhës së këtij lumi si në anën tonë, ashtu edhe në anën shqiptare. Uji përmbyti një pjesë të madhe të tokës, si dhe disa shtëpi në zonën e Anës së Malit, por edhe shumë objekte në degën e djathtë të Bunës.

SHARE