Ne po përgatisim masa ekonomike që do të parandalojnë inflacionin të “hajë” rritjen e pensioneve dhe pagave, tha për CdM zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.
Ai shpjegon se aksioni „Stop Inflacionit“ nuk ishte një masë ekonomike e qeverisë së mëparshme për të ndaluar inflacionin.
“Ishte një aksion i zinxhirëve të shitjes me pakicë i mbështetur vetëm nga Qeveria. Masat që mund të prezantojë qeveria janë të ndryshme, por deri më tani qeveritë e mëparshme nuk i kanë futur ato”, tha ai.
Ai shton se si zëvendëskryeministër i Politikës Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, së bashku me ekipin e tij, shumë shpejt do të propozojë masa.
“Pra, e përsëris, masat ekonomike që do të miratojë Qeveria, të cilat do të pamundësojnë që inflacioni, i krijuar artificialisht apo i importuar në një mënyrë tjetër, të “hajë” rritjen e pensioneve dhe të ardhurave të tjera të qytetarëve. Standardi i qytetarëve dhe mbrojtja nga inflacioni bëhet me masa, jo me marketing”, tha Gjeloshaj në një prononcim për CdM.