LORD STUART PEACH VIZITON MALIN E ZI: QEVERIA KA REZULTATE TË MIRA, QËNDRONI NË RRUGËN E DUHUR

“Qeveria e 44-të tashmë ka rezultate të mira, por është e rëndësishme të qëndrojmë në atë kurs dhe të ruajmë stabilitetin politik”, tha i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, gjatë një takimi me kryeministrin e Malit të Zi Millojko Spajiq.

Kryeministri Spajiq e njohu Lord Stuart Peach me planet e Qeverisë për vitin 2024 me një rishikim të aktiviteteve gjatë dy muajve të parë të mandatit.

„Në vetëm dy muaj kemi hedhur një themel të mirë për vitin 2024 dhe besoj se kemi arsye të jemi optimistë për realizimin e synimeve tona, në radhë të parë për përmirësimin e standardeve të qytetarëve, progresin në drejtim të integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik,“ tha kryeministri Spajiq.

Po ashtu, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, priti sot në takim të dërguarin special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, dhe tha se një Ballkan Perëndimor stabil është interes i përbashkët dhe se roli i Mbretërisë së Bashkuar në këtë fushë vlerësohet.

SHARE