IVANOVIQ: SYNIMI ËSHTË PËRFUNDIMI I PROCESIT TË NEGOCIATAVE DERI NË FUND TË MANDATIT TË QEVERISË SË 44-të

Qeveria malazeze po përpiqet të përfundojë procesin e negociatave deri në fund të mandatit, tha kreu i diplomacisë, Filip Ivanoviq, në Budapest, pas takimit me kolegun e tij hungarez, Peter Sijarto.

Sijarto vlerësoi se ky vit do të jetë shumë i rëndësishëm në skenën politike botërore, pasi zgjedhjet do të mbahen në shumë vende.

“Ne kemi ambicie që deri në fund të mandatit të kësaj qeverie të përfundojmë atë që na takon, pra brenda tre viteve e gjysmë, të përfundojmë procesin e negociatave. Siç dihet që nga viti i kaluar, viti 2030 është përmendur nga shumë zyrtarë të Bashkimit Evropian si viti kur edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj, por edhe që vendet kandidate të jenë të gatshme për t’u anëtarësuar. Sa për Malin e Zi, ne patjetër do ta bëjmë”, tha Ivanoviq.

Sijarto vuri në dukje se Hungaria ka qenë më e zëshme për rëndësinë e zgjerimit.

“Duhet të dimë se vendet evropiane, anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të ndalojnë sjelljet e tyre hipokrite dhe duhet të mbështesin sinqerisht zgjerimin, procesin e zgjerimit”, tha ministri hungarez.

SHARE