FATURA MESATARE NË DHJETOR ISHTE 41.53 EURO

Fatura mesatare e muajit dhjetor për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 41.53 euro, njoftuan nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

“Familjet në Mojkovc kanë shënuar konsumin mesatar më të ulët në vlerë prej 20.76 euro ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Tivat, ku familjet kanë konsumuar mesatarisht 53.55 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

EEMZ tha se në dhjetor të vitit të kaluar, amvisëritë kanë konsumuar 150,87 milionë kilovat orë (kWh) energji elektrike, që është 23,64 për qind më shumë krahasuar me konsumin e arritur në nëntor dhe në krahasim me dhjetorin 2022, konsumi është më i lartë për 13,77 për qind.

SHARE