MILIONA AMERIKANË NËN KËRCËNIMIN E PËRMBYTJEVE

Amerikanët ende nuk po gjejnë paqe nga moti i keq. Bilanci i viktimave ka arritur në 17, ndërsa miliona të tjerë ende janë nën kërcënimin e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Guvernatori Gavin Newsom bëri një vizite në qytetin Capitola në bregun e Santa Cruz, i cili u godit rëndë nga përmbytjet javën e kaluar. Rrëshqitjet e dheut mbyllën rrugët dhe duke i shndërruar autostradat në lumenj. Lumenjtë të cilët kanë arritur mbi mesataren përmbytën shtëpitë dhe banorët e komuniteteve të vogla u bllokuan në shtëpitë e tyre. Dalja e disa përrenjve përmbyti brigjet e Bear Creek, një komunitet i vogël bujqësor përgjatë një autostrade që të çon në Parkun Kombëtar Yosemite. Videot e publikuara në rrjetet sociale treguan disa lagje dhe makina nën ujë. Në Kaliforninë Jugore, vetëm në veriperëndim të Los Anxhelosit, të paktën 18 persona u shpëtuan nga Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Ventura, të cilët ishin bllokuar në një ishull pranë lumit Ventura. Sasia e shirave të cilat kanë rënë që nga java e kaluar kanë nxitur mijëra evakuime si dhe është 600% mbi mesataren, sipas meterologëve. Situata në Montecito në kontenë Santa Barbara të Kalifornisë Jugore vijon të jetë gjithashtu e rëndë që prej së hënës. Ekuipazhet në kontenë Santa Barbara iu përgjigjën më shumë se 200 thirrjeve të njerëzve të cilët kërkonin ndihmë për shkak të reshjeve të dendura. Stuhitë kanë rrëzuar linjat e tensionit të lartë , duke kontribuar në ndërprerjet e energjisë elektrike. Më shumë se 500,000 shtëpi, biznese dhe klientë të tjerë të shërbimeve komunale vijojnë të jenë pa energji që nga fundjava e kaluar.

SHARE