DUKAJ: NIS NJË KAPITULL I RI NË SIGURINË KIBERNETIKE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, njoftoi se vendimi i Qeverisë për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Sigurinë Kibernetike, me propozim të Ministrisë së Administratës Publike, mundëson përshpejtimin e aktiviteteve për ngritjen e një institucioni kyç shtetëror që do të merret me mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

“Puna tre vjeçare mbi Ligjin për Sigurinë Informative, i cili është i harmonizuar me direktivën NIS2 të BE-së, lidhen me arritjet kryesore që kemi bërë: formimin e Ekipit Qeveritar për Reagimin ndaj Incidentëve Kibernetikë, me qendër operacionale dhe të sigurisë moderne, si dhe krijimin e Qendrës Rajonale për Kompetencë në Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor me mbështetjen e Francës dhe Sllovenisë, që shërben si qendër rajonale ekspertize dhe trajnimesh”, shkroi Dukaj në rrjetin social X.

Ministri njoftoi se tashmë në ditët e ardhshme, së bashku me organet e Agjencisë të emëruara dhe në bashkëpunim me institucionet kombëtare dhe partnerët, do të fillojë një kapitull i ri në rezistencën kibernetike.

“Para nesh është një punë serioze, që Agjencia të vihet sa më shpejt në funksion,” tha Dukaj.

SHARE