ÇMIMET E REJA TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË VITIN E ARDHSHËM

Foto: Ilustrim

Komiteti i Kuvendit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet miratoi planin financiar të Agjencisë Rregullatore për Energjitikë për vitin e ardhshëm.

Drejtori ekzekutiv i agjencisë, Igor Telebak, njoftoi se çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 2% në vitin 2026, një rritje e lehtë që reflekton ndryshimet nga vitit 2025, pa koreksione të tjera të menjëhershme.

Telebak theksoi se, sipas Ligjit për Energjitikën, Agjencia do të vendosë çmimet e reja për periudhën rregullatore të ardhshme, e cila ende nuk është përcaktuar.

Kryetari i Këshillit të Agjencisë, Velko Vasileviq, sqaroi se agjencia nuk ka kompetencë për të vendosur për rritjen e çmimeve të ujit ose të shërbimeve komunale, përfshirë mbeturinat.

Çmimet e energjisë varen kryesisht nga prodhimi i vetë kompanisë ose importi i energjisë, pasi energjia elektrike në Mal të Zi nuk është një shërbim i rregulluar, por një mall tregu.

Po ashtu, drejtuesit e Agjencisë njoftuan se do të propozojnë që përllogaritja e pagave në agjenci të ndahet nga sektori publik, duke marrë parasysh specifikat dhe kompleksitetin e punëve të saj.

SHARE