GJERMANIA KËRCËNON: LARGOHEMI NGA KONVENTA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NËSE SISTEMI EUROPIAN I AZILIT NUK RIPAROHET

Foto: VizionPlus

Gjermania mund të largohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse sistemi europian i azilit nuk riparohet.

Deklarata e fortë erdhi nga njëri prej politikanëve më në zë konservatorë të vendit, Jens Spahn, ish-ministër në kohën e Angela Merkel që sot përfaqëson Unionin Kristian Demokrat (CDU) në Bundestag.

Një lëvizje e tillë, sipas tij, është vetëm një komponent i një plani më të gjerë për të ulur nivelet shqetësuese të emigracionit. Politikanët në Partinë Konservatore të Britanisë kanë bërë sugjerime të ngjashme, me ligjvënësen Kemi Badenoch që ka sinjalizuar së fundi se do të konsideronte tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga traktati që mbulon të gjithë Europën.

Berlini dhe Londra kanë nënshkruar një marrëveshje të re që synon të trajtojë krimet e lidhura me emigracionin, me Berlini që ka shtrënguar ligjet e tij për të ndjekur penalisht kontrabandistët të cilët synojnë të çojnë njerëzit në Britani.

CDU, që ka aktualisht një epërsi të fortë në sondazhet në Gjermani përpara zgjedhjeve të parakohshme të muajit shkurt, e ka vendosur forcimin e politikave të emigracionit në krye të axhendës së saj.

Lideri i kësaj partie, Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të bëhet Kancelar, ka thënë se do të shpallte një emergjencë kombëtare në mënyrë që të kthejë mbrapsht një numër shumë më të madh azilkërkuesish në kufijtë e Gjermanisë.

Aleatët e Merz-it, duke përfshirë Spahn-in, besojnë se gjykatat evropiane e kanë përcaktuar të drejtën për azil në mënyrë shumë më të përgjithshme nga sa parashikohej në Konventën origjinale dhe marrëveshjet e tjera për refugjatët e përcaktuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Të 46 anëtarët e Këshillit të Europës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, janë nënshkrues të kësaj konvente, ndaj të cilës kanë detyrime edhe të 27 vendet e BE-së.

SHARE