DAMJANOVIQ: PAGESA E “PENSIONIT TË TREMBËDHJETË” NË DITËT NË VIJIM

Pensionistët me të ardhura nën 790 euro do të marrin “pensionin e trembëdhjetë” në ditët në vijim, ka bërë të ditur ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq. Shuma e të ardhurave do të varet nga shuma e pensionit. “Kemi premtuar se për shkak të shkeljes së standardit jetësor do të mundohemi të japim mbështetje, me një vlerë totale prej 17 milionë euro dhe do të paguhet në ditët në vijim. Mendoj se mbështetja vjen në kohën e duhur, dhjetori është muaji me kostot më të larta. Do të jetë sipas modelit të vendosur, përmes postës”, tha Damjanoviq për TV Vijesti. Ai tha se deri në 200 euro do të marrin ata që zakonisht marrin një shumë deri në pensionin mesatar (360 euro), 100 euro ata që marrin pensione nga 360 euro deri në 450 euro dhe 50 euro ata që kanë pensione nga 450 euro deri në “shportën e konsumatorit”” që sipas Monstat është rreth 790 euro. “Kemi vlerësuar se kufiri i sipërm është shuma e shportës së konsumit, e cila është gati 800 euro. Nuk mund të flasësh për mbështetje përtej kësaj. Një pension mbi 800 euro është relativisht i mirë”, tha Damjanoviq.

SHARE