Foto: Ilustrim
Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi ka reaguar ndaj shqyrtimit të kushtetutshmërisë së nenit 35a të Ligjit për tregtinë e brendshme, që parashikon ndalimin e punës të dielën, duke e cilësuar këtë si kufizim antikushtetues të lirisë së sipërmarrjes.
Në njoftimin e tyre, Unioni shprehet se pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të përmbyllë procesin gjashtëvjeçar të nisur me iniciativën e tyre të paraqitur që në vitin 2019 dhe të konfirmojë se ndalimi i punës të dielën është në kundërshtim me Kushtetutën.
Ata theksojnë se çështja e ditës jo-pune nuk ka të bëjë vetëm me sektorin e tregtisë, por prek parimet themelore të tregut të lirë, sigurisë juridike dhe parashikueshmërisë së ambientit të biznesit.
Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi rikujtoi se gjatë viteve të fundit ka qenë nismëtare e dialogut me Qeverinë dhe sindikatat për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për këtë dhe për çështje të tjera me rëndësi për punëdhënësit dhe punëtorët, duke theksuar se ky qëndrim bashkëpunues do të vazhdojë edhe tani.
Gjysmë viti më parë u hap procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit për ndalimin e punës të dielën, ndërsa Qeveria dhe Parlamenti, edhe pse kishin afat për të kërkuar pezullimin e procesit për të ndryshuar ligjin, nuk e kanë bërë këtë.




![MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE INOVACIONIT SIGURON 16,8 MILIONË EURO GRANTE PËR PËRMIRËSIMIN E ARSIMIT]](https://tvboin.com/wp-content/uploads/2025/11/3-6-218x150.jpg)






