SHBA GODET DY ANIJE NË PAQËSORIN LINDOR, VRITEN GJASHTË PERSONA

Ushtria amerikane ka kryer një tjetër sulm ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge të dielën, duke vrarë gjashtë persona në Paqësorin Lindor, deklaroi sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Ushtria realizoi dy sulme vdekjeprurëse ndaj dy anijeve të ndara “të operuara nga organizata të shpallura terroriste”, shkroi Hegseth në platformën X, pa zbuluar se me cilat organizata mendohet të kenë qenë të lidhur anëtarët e ekuipazhit.

“Këto anije, sipas inteligjencës sonë, ishin të lidhura me kontrabandën e paligjshme të narkotikëve, bartnin substanca narkotike dhe po lundronin përgjatë një rruge të njohur të trafikut të drogës në Paqësorin Lindor,” tha Hegseth, raporton CNN.

Ushtria amerikane ka vrarë gjithsej 76 persona në 19 sulme që kanë shkatërruar 20 anije, si pjesë e një fushate që Uashingtoni thotë se synon të kufizojë rrjedhën e drogës drejt Shteteve të Bashkuara.

SHARE