SHKOLLAVE MALAZEZE IU SIGURUAN PAJISJE KOMPJUTERIKE ME VLERË MBI 6 MILIONË EURO

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit prof. Dr. Angjella Jakshiq-Stojanoviq, nënshkroi sot Kontratën për blerjen e pajisjeve kompjuterike në vlerë prej 6.337.214.00 euro, përkatësisht: 4.575 kompjuterë, 1.133 laptopë, 1.806 televizorë, 516 projektorë dhe 445 printera, të cilat do të vihen në dispozicion të shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi.

“Ky investim na mundëson të sigurojmë më shumë se 50% të pajisjeve të nevojshme kompjuterike dhe Qeveria e 44-të do të bëjë përpjekje që gjatë mandatit të saj të sigurojë pajisje shtesë që do të përmirësojnë cilësinë e procesit arsimor në të gjitha nivelet”, tha ministrja Jakshiq- Stojanoviq.

6-7 years cute child learning mathematics from computer.

“I detyrohemi një mirënjohje të madhe partnerëve tanë nga Banka Evropiane e Investimeve dhe premtojmë se në 18 javët e ardhshme do të pajisim çdo shkollë fillore dhe të mesme në Mal të Zi me klasa moderne kompjuterike. Synimi ynë është të krijojmë kushte për arsim cilësor, sepse një Mal i Zi i jashtëzakonshëm kërkon njohuri të jashtëzakonshme dhe me të rinjtë që janë burimi ynë më i vlefshëm, jam e sigurt se mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme”, theksoi ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

“Financimi vjen nga burime të ndryshme, duke përfshirë 63% të kredive nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), 30% të fondeve të granteve nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 7% nga buxheti kombëtar”, thuhet në deklaratë.

SHARE