IZRAELI PRANON PAUZAT 4-ORËSHE NË GAZA

Sulmet izraelite sërish synuan disa spitale në Gaza mëngjesin e së premtes, ndërsa ushtria vijon inkursionin tokësor në betejën e saj me militantët e Hamasit.

Izraeli ka akuzuar luftëtarët e Hamasit se fshihen në spitale dhe përdorin kompleksin e spitalit Shifa si qendrën e tij kryesore komanduese, gjë që grupi militant dhe stafi i spitalit e mohojnë, duke thënë se Izraeli po krijon një pretekst për ta goditur atë.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë dhjetëra të vdekur dhe të plagosur duke përfshirë edhe fëmijë në spitalin “Al Shifa” më të madh në Gaza.

Mijëra njerëz janë strehuar në spitalin “Al Shifa”, duke shpresuar se do të jetë më i sigurt se shtëpitë e tyre apo strehimoret e Kombeve të Bashkuara në veri, disa prej të cilave janë goditur në mënyrë të përsëritur.

Ndërkaq edhe një tjetër spital indonezian në Gaza pësoi disa dëmtime pas një sulmi me raketë, ndërsa mjekët kanë deklaruar se mund të ndalojë së funksionuari pasi pothuajse i ka mbaruar karburanti.

Ushtria izraelite ka thënë se do të ketë pauza për lejuar ndihmën humanitare për civilët e Gazës, por jo armëpushim, ndërsa luftimet vijojnë në të gjithë Rripin e Gazës.

Pauzat ushtarake 4-orëshe, të cilat SHBA thotë se Izraeli do të fillojë t’i zbatojë në zonat e Gazës veriore, ende nuk është specifike se kur mund të vendosen në zbatim.

SHARE