KROACIA MERR DRITËN JESHILE PËR PRANIMIN NË SHENGEN NGA PARLAMENTI EVROPIAN

Parlamenti Evropian i ka hapur rrugën pranimit të Kroacisë në zonën Shengen të bllokut , duke e lënë vendimin përfundimtar në duart e liderëve të BE-së. Me një shumicë 534 pro dhe 53 kundër, parlamenti votoi të enjten në favor të heqjes së kontrolleve kufitare të mbetura midis zonës Shengen dhe Kroacisë. Një vendim përfundimtar do të duhet të merret tani nga Këshilli i BE-së, i përbërë nga 27 krerët e qeverisë së BE-së, të cilët në dhjetor të vitit të kaluar kishin konfirmuar se Kroacia kishte përmbushur të gjitha kriteret për të aplikuar për hyrje në Zonën Shengen. Shengen është zona më e madhe në botë pa pasaporta, duke lejuar lëvizjen pa kufizime  të njerëzve midis 26 vendeve evropiane. 

SHARE