FLORIDA GODITET NGA URAGANI NICOLE, PËSON RRËSHQITJE DHEU

Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit në lindje të Floridës, në orët e hershme të së enjtes. Stuhia, përmes erërave të fuqishme dhe reshjeve të mëdha të shiut, ka shkaktuar dëme në një pjesë të madhe të Floridës, thanë zyrtarët. Uragani i rrallë i nëntorit i ka shtyrë zyrtarët të mbyllin aeroportet dhe parqet e ndryshme, si dhe të urdhërojnë evakuimin e banorëve nga disa zona, përfshirë edhe klubin e ish-presidentit Donald Trump, Mar-a-Lago. Autoritetet paralajmëruan se ngritja e nivelit të ujit të detit shkaku i stuhisë mund të shkatërrojë edhe më tutje shumë plazhe që kanë mbetur të dëmtuara nga uragani Ian në shtator. Kjo stuhi parashikohet të kalojë edhe në Gjorgjia, Karolinë të Jugut dhe atë të Veriut gjatë së enjtes dhe së premtes, duke shkaktuar reshje të mëdha të shiut në rajon. Nicole është listuar si stuhi e kategorisë së parë, me shpejtësi maksimale të erës prej 120 kilometrash në orë, tbëri të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA, të enjten. Stuhia po lëvizte drejt veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 22 kilometrash në orë. Erërat e fuqishme të stuhisë tropikale u përhapën deri në 780 kilometra larg epiqendrës në disa drejtime. Epiqendra e uraganit Nicole pritet të lëvizë në qendër dhe veri të Floridës e pastaj në pjesën jugore të Gjorgjias gjatë së enjtes ndërsa në dy Karolinat të premten.

SHARE