FATURA MESATARE E TETORIT ËSHTË 26.30 EURO

Fatura mesatare e tetorit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 26.30 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi. Sipas EEMZ, amvisëritë në Zhablak shënuan konsumin mesatar më të ulët prej 18.80 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit të kaluar u lexua në Nikshiq, ku familjet konsumuan mesatarisht 31.21 euro energji elektrike.

SHARE