MILLATOVIQ: MALI I ZI PËRSHËNDET ARMËPUSHIMIN NË GAZA

Foto: Reuters

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka deklaruar në rrjetin social X se Mali i Zi e përshëndet marrëveshjen për armëpushim në Gaza dhe mbetet i përkushtuar ndaj përpjekjeve për arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme.

“Mali i Zi përshëndet marrëveshjen për armëpushim në Gaza, e cila mundëson lirimin e pengjeve dhe lehtëson dërgimin e ndihmës humanitare për ata që kanë nevojë,” shkroi Millatoviq.

Ai gjithashtu theksoi se përshëndet përpjekjet diplomatike të palodhura të presidentit amerikan Donald Trump dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, udhëheqja e të cilëve e bëri të mundur këtë përparim të rëndësishëm.

“Mali i Zi mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj të gjitha përpjekjeve dhe iniciativave që synojnë paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri në Lindjen e Mesme – qëllime me rëndësi kyçe për rajonin dhe për komunitetin ndërkombëtar,” përfundoi ai.

SHARE