MARKOVIQ: DO TË GJOBITËN TË GJITHË QË NUK DO TË NGRITËN NË KËMBË GJATË INTONIMIT TË HIMNIT MALAZEZ

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se kushdo që nuk ngritët në  këmbë gjatë intonimit të himnit kombëtar të Malit të Zi,  do të dënohet me gjobë.

Ai theksoi se Qeveria e MZ, me paralajmërimet për ndryshimet  dhe plotësimet në Ligj, mbron simbolet shtetërore, siç bëjnë edhe të gjitha vendet e tjera në rajon.

Qëllimi i Qeverisë së MZ, siç shpjegoi ai, nuk është që përmes frikës ti detyrojnë qytetarët  të respektojnë shtetin e vet, por që të jenë  “në nivelin e një shoqërie demokratike dhe të lirë”, pohoi Markoviq.

“Kushdo që nuk ngritët në himn do ti duhet të paguajë gjobën, ne nuk do ta detyrojmë atë të ngritët, por çdo herë që të mos ngritët, ai do të paguajë dënimin nëse do të jemi në dijeni  se ai nuk është ngritur”, deklaroi Markoviq.

Ai theksoi se flamujt e MZ, në institucionet shtetërore nuk duhet të jenë të pista dhe të shkyera, dhe se stema duhet të përdoret në përputhje me ligjin.

Rikujtojmë se Qeveria e MZ, ka  konfirmuar Porpozimet për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin mbi Simbolet Shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë me të cilin parashihet që janë të detyruara komunat dhe institucionet publike, themelues i të cilave është shteti ose komuna të theksojnë flamurin kombëtar të MZ.

Gjoba ndaj personave fizik për mos ngritje gjatë intonimit të himnit malazez do të jetë nga 300 deri në 2.000 euro.

SHARE