Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi të martën se Google ka shkelur ligjet e konkurrencës si edhe ka shfrytëzuar monopolin në treg duke disfavorizuar rivalë më të vegjël europianë.
Po ashtu edhe Apple duhet t’i paguajë Bashkimit Europian 13 miliardë euro taksa të prapambetura.
Të dyja rastet shihen si një përpjekje e Brukselit për të mbyllur boshllëqet tatimore të shfrytëzuara nga gjigantët amerikanë të teknologjisë.
Akuza kundër Google daton që nga viti 2017, kur BE-ja akuzoi kompaninë se i jepte përparësi lidhjeve të veta në Google Shopping gjatë kërkimit në platformë. BE ka argumentuar se kjo shkel rregullat e konkurrencës.
Google u gjobit me 2.4 miliardë euro, por kishte apeluar vendimin në Gjykatën evropiane të drejtësisë, e cila tani e ka lënë në fuqi gjobën.
Akuza nga Europa ndaj Apple u ngrit në anën tjetër në vitin 2016, me argumentin se Apple kishte siguruar një marrëveshje tatimore të “favorshme” me autoritetet në Irlandë, vendndodhja e selisë europiane të kompanisë.
BE-ja ka kërkuar prej kohësh që Apple të paguajë miliarda dollarë taksa për dy subvencione irlandeze që kompania argumenton se janë kryesisht të tatueshme në Shtetet e Bashkuara.
Duke argumentuar se po i nënshtrohej taksimit të dyfshitë dhe se situata nuk përjashtonte ndihmën shtetërore nga Dublini, Apple fillimisht fitoi një vendim kundër Komisionit Europian për të anuluar urdhërpagesën.
Komisioni e apeloi atë vendim në 2020, duke shkaktuar edhe katër vite të tjera “zënka” ligjore para vendimit të fundit të gjykatës evropiane në favor të BE-së.
Zyrtarja më e lartë e bllokut në fushën e konkurencës, margrethe Bestager, tha pas vendimit se kjo ishte një fitore e madhe për komisionin evropian.