Panairi tradicional i librit në Ulqin do të mbahet në mes të gushtit.
Manifestimi ndërkombëtar “Panairi i Librit – Ulqin 2023” organizohet këtë vit për herë të 22-të.
Panairi organizohet në Ulqin që nga viti 2001 dhe në të marrin pjesë rregullisht ekspozues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe vende të tjera të rajonit.