G7 THIRRJE RUSISË QË T`IA KTHEJË UKRAINËS TERMOCENTRALIN BËRTHAMOR

Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se forcat e armatosura ruse po rritin ndjeshëm rreziqet bërthamore. Teksa dënojnë pushtimin rus në Ukrainë, ministrat e jashtëm e cilësojnë agresionin të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm. “G7 kanë thënë se mbeten “thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi serioz” i paraqitur nga veprimet e Rusisë rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia. Ata thonë se veprimet e forcave të armatosura të Rusisë po rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti apo incidenti bërthamor dhe po rrezikojnë popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar. G7 përsërit “dënimin e tyre më të fortë” të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin ata e quajnë një “luftë agresioni të paprovokuar dhe të pajustifikueshme”, kanë thënë ata, raporton BBC. Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 thonë se veprimet e Rusisë minojnë gjithashtu aftësinë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të monitoruar sigurinë e aktiviteteve bërthamore në Ukrainë. Vendet e G7-ës kanë dënuar pushtimin nga Rusia të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe i kanë bërë thirrje Moskës që t’i kthejë menjëherë kontrollin e plotë Ukrainës. “Stafi ukrainas që operon fabrikën “duhet të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij pa kërcënime apo presione. Është kontrolli i vazhdueshëm i Rusisë mbi uzinën që rrezikon rajonin. Federata Ruse duhet të tërheqë menjëherë trupat e saj nga brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe të respektojë territorin dhe sovranitetin e Ukrainës”, thanë ministrat e jashtëm të G7.

SHARE