140 MIJË QYTETARË TË MALIT TË ZI JANË NË RREZIK TË VARFËRISË

Mali i Zi shenon Ditën Ndërkombëtare të të Varfërve me 140,000 qytetarë të rrezikuar nga varfëria sipas të dhënave të fundit të Drejtorisë së Statistikave. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i është përgjigjur “Vijestit” se shumat e përfitimeve janë rritur për 8.7 për qind që nga 1 korriku dhe arrijnë në 76.56 euro për individ, ose 145.55 euro për një familje me pesë e më shumë anëtarë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Varfërve, e cila shënohet më 9 gusht, ata thanë se vitin e ardhshëm është planifikuar një ligj i ri për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, me qëllim avancimin e kësaj fushe dhe përmirësimin e pozitës materiale të përfituesve të të drejtave të mbrojtjes sociale.

SHARE