NË BRUKSEL U HAP AMBASADA E MALIT TË ZI

Foto: CDM

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, ka hapur zyrat e reja të Ambasadës së Malit të Zi në Bruksel.

Me këtë rast, në Belgjikë u shënua edhe Dita e Shtetësisë së Malit të Zi, ku u mbajt një pritje solemne me pjesëmarrjen e vetë ministrit.

Në fjalimin e tij, Ibrahimoviq theksoi rrugëtimin historik dhe modern të Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, duke e përshkruar vendin si një shtet i lashtë evropian me orientim të qartë pro-perëndimor.

Ai kujtoi se Mali i Zi ka qenë ndër vendet që në vitet ’90 u largua shpejt nga konfliktet dhe ofroi strehim për dhjetëra mijëra refugjatë, ashtu siç po ndodh sot me miqtë ukrainas.

Ministri theksoi se anëtarësimi në NATO e ka ankoruar Malin e Zi në komunitetin transatlantik të demokracive, ndërsa tani vendi i tij i afrohet BE-së jo si një i sapoardhur i pasigurt, por si një komb evropian me vizion të qartë për të ardhmen.

SHARE