Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, do të marrë pjesë nesër në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Odesa, në ftesë të homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Millatoviq, siç është bërë e ditur nga kabineti i tij, do të flasë në sesionin plenar, dhe gjithashtu do të marrë pjesë në konferencën për media me presidentin e Ukrainës dhe liderët e tjerë nga rajoni.
“Në margjinat e Samitit, Millatoviq do të ketë edhe disa takime bilaterale me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftim.
Përmendet se ky është samiti i katërt në këtë format dhe është një mundësi për të dërguar një mesazh të fuqishëm paqeje dhe për të mbështetur negociatat e nisura.
Presidenti Millatoviq deri më tani ka marrë pjesë në samitet në Athinë, Tiranë dhe Dubrovnik.