Foto: Komuna e Tuzit
Në një njoftim të rëndësishëm për zhvillimin bujqësor, Komuna e Tuzit ka miratuar Programin e Masave për mbështetjen e prodhimit bujqësor për vitin 2025.
Nga buxheti komunal janë ndarë mbi 600 mijë euro, duke synuar përkrahjen e fermerëve dhe zhvillimin ekonomik të zonave rurale. Programi përfshin pagesa direkte prej 300 mijë eurosh, mbështetje për bagëtinë me 80 mijë euro, si dhe fonde për zhvillimin e prodhimit tregtar të qumështit në vlerë prej 155 mijë eurosh.
Ndër masat e tjera janë edhe ndihma për bletarinë, mbrojtja e bimëve, përdorimi i kullotave malore dhe promovimi i produkteve bujqësore.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, theksoi se qëllimi i këtij programi është të fuqizojë fermerët dhe të përmirësojë jetën në zonat rurale, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe vetëqëndrueshmëri ekonomike për komunitetin.