Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Vasilije Çarapiq, kryetar i Komitetit për Reformën Zgjedhore, njoftoi se të gjitha partitë politike janë dakorduar për rritjen e shumës së fondeve që ndahen nga buxheti për partitë.
Ai prezantoi projektligjin për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, duke theksuar përmirësimet në përcaktimin e fushatës, raportimin financiar dhe kufizimet e shpenzimeve, veçanërisht për komunat e vogla.
Në projektligj parashikohet rritja e pagesës paraprake për partitë nga 20% në 30% të fondeve dhe ndalimi i financimit nga disa sektorë, përfshirë industrinë e duhanit.
Gjithashtu, janë rregulluar përdorimi i resurseve shtetërore dhe ndalimi i punësimeve me kontrata të pjesshme gjatë fushatës.
Organizatat joqeveritare shprehen shqetësim për rritjen e madhe të financimit dhe mungesën e mekanizmave efektivë për parandalimin e keqpërdorimeve dhe sanksioneve të mjaftueshme.
Dragan Koprivica nga Qendra për Tranizion Demokratik vuri në dukje mungesën e masave që parandalojnë shmangien e rregullave.
Ndërsa, Zlatko Vujoviq nga Qendra për Monitorim theksoi se donacionet private mbeten të fshehura dhe mungon një dispozitë që lidhet me zvogëlimin e fondeve publike nëse nuk arrihen donacionet private minimale.
Përfaqësues të tjerë theksuan rëndësinë e këtij ligji për rritjen e transparencës dhe demokratizimit të partive, mbetet shqetësim për efektivitetin praktik të disa rregullave.