SHBA BËN THIRRJE QË PROPOZIMI I SAJ PËR ARMËPUSHIM NË GAZA TË VOTOHET NË KS-OKB

SHBA-ja bëri thirrje që propozimi për armëpushim me 3 faza në Rripin e Gazës të cilin e paraqiti presidenti amerikan Joe Biden të votohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Zëdhënësi i përfaqësisë së përhershme të SHBA-së në OKB, Nate Evans në një deklaratë lidhur me çështjen tha se të dielën kanë bërë një kërkesë në KS-OKB.

Sipas kësaj, SHBA-ja kërkon që propozimi për armëpushim në Gaza i përgatitur nga Izraeli të cilin Biden e paraqiti javën e kaluar, të votohet dhe të mbështetet në KS-OKB.

Evans tha se nëse marrëveshjes me 3 faza i jepet mbështetje ndërkombëtare, procesi i armëpushimit do të përshpejtohet dhe se në rast të arritjes së armëpushimit do të lirohen edhe pengjet si dhe Izraeli do të tërhiqet nga vendbanimet e Rripit të Gazës sipas kushteve të marrëveshjes.

“Izraeli tashmë e ka pranuar këtë marrëveshje. Tani Këshilli i Sigurimit ka mundësinë të jetë një zë i vetëm dhe t’i bëjë thirrje Hamasit që të pranojë marrëveshjen”, tha Evans.

Burimet e OKB-së njoftuan se votimi mund të bëhet duke u vendosur në agjendën e KS të OKB-së në fillim të javës.

SHARE