Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme, pas rezultatit të forcës së tij në zgjedhjet europarlamentare të fituara nga Fronti Nacional i drejtuar nga Marine Le Pen.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme legjislative që do të mbahen më 30 qershor, me një raund të dytë të mundshëm më 7 korrik.
“Nuk mund ta shpërfill këtë situatë, e cila ka mbizotëruar prej disa vitesh në debatin tonë publik dhe parlamentar”, tha Macron.
Macron u shpreh se rritja e nacionalizmit është një rrezik për Francën dhe Europën.
Vendimi u mor nga humbja e partisë së Rilindjes së Macron në votimin kombëtar të Francës për zgjedhjet e BE-së më 9 qershor.
Partia e ekstremit të djathtë ka dalë në krye me 31.5 për qind të votave, më shumë se dyfishi i partisë së Rilindjes së presidentit Macron.
Pjesëmarrja në këto votime ishte në një nivel rekord prej 45.3 për qind, sipas Ministrisë së Brendshme franceze.
Përpos Francës, e djathta ekstreme ka fituar edhe në Austri, ndërsa në Gjermani fituese projektohet CDU, e ndjekur nga ekstremi i djathtë AfD.