Bale thotë se nuk do të luajë te Getafe, hapet rruga për transferim te Roma

Kualifikimi i Uellsit në Katar 2022 ka ndryshuar planet e Gareth Bale për pensionimin.

Sulmuesi anësor kërkon që të udhëheqë kombëtaren e tij në Kampionatin Botëror ndaj është i detyruar që luajë të paktën deri në muajin nëntor kur nis turneu më i rëndësishëm për kombëtaret.

Në këtë formë, 32-vjeçari është duke marrë në konsideratë disa oferta, ndërsa së fundmi i ka mbyllur përfundimisht dyert një transferimi në radhët e Getafe.

“Nuk do të luaj me Getafen, kjo është e sigurt”, ka thënë Bale.

Pas këtij refuzimi kaq të ftohtë, duket se për ish-lojtarin qëndron mundësia e ribashkimit me Jose Mourinho.

Portugezi e ka vlerësuar në kohën kur e kishte nën urdhra te Tottenham, e tashmë një ritakim është i mundur te Roma, aty ku portugezi kërkon t’i rikthejë kryeqytetasit konkurrent serioz për Serie A.

Mourinho duket se është i angazhuar dhe ka biseduar me Bale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të tundohet për të shijuar të parën eksperiencë në Serie A. /Telegrafi/

SHARE