Rexhep Lika

Në peizazhin e ngarkuar të shoqërisë së sotme ku zhurma shpesh mbyt zërin e arsyes dhe të dhëmbshurisë, ekzistojnë persona të cilët qëndrojnë për të mirën e shoqërisë. Imam Rexhep Lika, i cili i ka dedikuar jetën e vetë shërbimit ndaj komuniteteve të ndryshme nëpërmjetë besimit, vazhdon të jetë person i cili frymëzon dhe udhëhëqë me shembull.

Rexhep Lika vjen nga një familje me shumë anëtarë nga Ulqini, të cilët si shumica e familjeve në atë kohë merreshin me bujqësi. Ka qënë i pari në familjen e vetë i cili pati mundësi të edukohet, duke u ndritur rrugën më pas edhe vëllezërve dhe të familjarëve të vetë.

Dashuria për besimin ka qënë prezente dhe si një busull në jetën e vetë që në fëmijëri. Mirëpo, rrugëtimi për t’u bërë Imam nuk ka qënë aspak i thjeshtë, duke u nisur që nga udhëtimi për në Medresenë e Prishtinës, udhëtim i cili në atë kohë i mori plot tre ditë dhe tre netë.

Ai tregon për kohën në Medrese, periudhën e tij në ushtri, gjithashtu edhe për shërbimet e para që ai ka kryer në detyrën e vetë si Imam, e në mënyrë të veçantë për kohën në Malësi, ku Imami thotë se ka kaluar vitet më të bukura dhe gjithashtu ka takuar shoqen e jetës.

Miqësia e tij me të ndjerin Patër Gjergjin, ka shërbyer si një shembull i miqësisë dhe bashkëjetesës që duhet të kenë besimtarët me njëri tjetrin.

Rexhep Lika rrefen se cilat janë virtyt e një shoqërie dhe familjeje të shëndetshme, rolet e secilit individ në shoqëri, dhe rolet e secilit anëtar në familje. E kur pyetet se çfarë e bën dikë të cilësohet si njeri i mirë, ai pa hezitim pergjigjet : “Sa lehtë është me qënë i mirë, ata që duan”.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE