PËRKEQËSOHET KRIZA NË GAZA / OKB: NDIHMA MUND TË NDËRPRITET BRENDA DISA DITËSH

Agjencitë e OKB-së kanë paralajmëruar se ‘zvogëlimi i stoqeve të ushqimit dhe karburantit mund të detyrojë operacionet e ndihmave të ndalojnë brenda disa ditësh në Gaza pasi vendkalimet vazhdojnë të jenë të mbyllura’.

Si pasojë, OKB paralajmëron se spitalet po detyrohen të mbyllen, ndërsa është rritur kequshqyerja.

Punonjësit humanitarë kanë dhënë alarmin për mbylljen e vendkalimeve Rafah dhe Kerem Shalom për ndihma dhe njerëz si pjesë e operacionit ushtarak të Izraelit në Rafah, ku janë strehuar rreth 1 milion njerëz.

“Për pesë ditë, asnjë karburant dhe praktikisht asnjë ndihmë humanitare nuk hyri në Rripin e Gazës dhe kemi arritur fundin e fuçisë,” tha koordinatori i lartë i urgjencës i Unicef në Rripin e Gazës, Hamish Young.

Ai tha se nëse nuk korrigjohet, mungesa e karburantit mund të ndalohen operacionet humanitare. Ushtria izraelite tha se një operacion i kufizuar në Rafah kishte për qëllim të vriste luftëtarët dhe të çmontonte infrastrukturën e përdorur nga Hamasi, i cili qeveris territorin e rrethuar palestinez.

SHARE