VENDIMI I RI, SHBA-ja DO TË KUFIZOJË AZILIN NË KUFIRIN ME MEKSIKËN

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do të fillojë të refuzojë azilin për migrantët që shfaqen në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën, nëse ata nuk kanë aplikuar më parë në internet ose pa kërkuar mbrojtje në një vend përmes së cilit kanë kaluar.

Ky vendim vjen në kuadër të masave të reja që synojnë të godasin kalimet e paligjshme të kufirit duke krijuar rrugë të reja ligjore, duke përfshirë një plan për hapjen e njëqind qendrave rajonale të migracionit në të gjithë hemisferën perëndimore, thanë zyrtarët e administratës amerikane.

Masa e re u njoftua për herë të parë në muajin shkurt, por një gjë është e sigurt, ky vendim do të përballet me sfida ligjore.

Në vitin 2019, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, ndoqi masa të ngjashme, por më të rrepta, por një gjykatë federale e apelit i pengoi ato të hynin në fuqi.

Zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se kishin plane për të hapur qendra rajonale përreth kufirit, ku emigrantët mund të aplikonin për të shkuar në SHBA, Kanada ose Spanjë.

Të gjitha masat kanë për qëllim të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si migrantët shkojnë në kufirin jugor të SHBA-së.

Kufizimet e lidhura me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19 e të cilat do të shfyqizohen këtë javë, ua kishin lejuar zyrtarëve të kufirit që të kthenin shpejt njerëzit – dhe ata e bënë këtë 2.8 milion herë.

Rreth 24 mijë oficerë të zbatimit të ligjit u stacionuan përgjatë kufirit me Meksikën, i gjatë mbi 3 mijë kilometra.

Një shtesë prej 1,500 trupash ushtarake do të dërgohen për të mbështetur Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, por nuk do të ndërveprojnë me emigrantët.

Institucionet e SHBA-së, do të kthejnë emigrantët nga Haiti, Venezuela, Kuba dhe Nikaragua në Meksikë nëse ata nuk aplikojnë fillimisht përmes internetit, nëse nuk kanë një sponsor dhe nëse kalojnë një kontroll të historisë së tyre.

SHARE