9 Kombinime Që Mund T’i Konsumoni Çdo Vakt Për Humbjen e Peshës

Për shumë njerëz humbja e peshës nuk është aq e lehtë sa thuhet.

Mendimi se duhet të ndryshosh regjimin  ushqimor dhe të përmbahesh nga dëshira për të shijuar ëmbëlsirat e predefuara, mund të duket një arritje e pamundur.

Të detyrosh veten për t’ju përmbajtur një plani të ngurtë diete për të humbur peshë nuk është një qasje e qëndrueshme! E kjo veçanërisht nëse qëllimi juaj është të keni një trup të dobët përgjithmonë.

Çelësi sipas këshillave të dietologëve, të cilave AgroWeb.org iu referohet, është që regjimi juaj ushqimor të përmbajnë pije dhe ushqime të shijshme e të larmishme të cilat mbështesin më së miri qëllimin tuaj për humbje peshe.

Sipas ekspertëve, ekzisojnë disa kombinime që mund të optimizojnë potencialin tuaj për humbje peshe me të cilat AgroWeb.org ju jeh më poshtë.

Mëngjesi

Vezë, fruta pylli dhe një gotë qumësht

Kur bëhet fjalë për qumështin, jo vetëm që merrni 13 lëndë ushqyese të rëndësishme, por ai siguron proteina me cilësi të lartë.

Nga ana tjetër vezët janë gjithashtu një burim i mirë proteinash dhe ofrojnë yndyrnda të shëndetshme, si edhe lëndë ushqyese unike si kolina, luteina dhe zeaxanthin.

Ndërsa frutat e pyllit, cilat do qofshin ato, janë të pasura me fibra.

Ky kombinim mund të quhet vërtetë një mëngjes kampionësh dhe sigurisht që do t’ju mbajë të ngopur dhe të ushqyer mirë, gjatë gjithë mëngjesit.

Drithëra integrale dhe qumësht

Drithërat dhe qumështi janë një kombinim klasik dhe kjo për një arsye të mirë.

Drithërat e plota ofrojnë fibra, vitamina B dhe hekur, ndërsa qumështi ofron kalcium, vitaminë D dhe proteina.

Ky kombinim mund të ushqejë trupin me një mori lëndësh ushqyese të rëndësishme që nxisin humbjen e peshës.

Lëng portokalli i freskët dhe një vezë e zier fort

Vezët janë të mbushura me proteina dhe lëndë ushqyese të rëndësishme. Dhe lëngu i portokallit 100% i freksët, pa sheqerna të shtuar, mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Tërshërë me qumësht, fara kia, mollë dhe një filxhan çaj jeshil

Tërshëra është një burim i mirë fibrash, ajo ju ndihmon të ngopeni më shpejt dhe të qëndroni të ngopur më gjatë, si edhe përmirëson shëndetin e sistemit tretës dhe zemrës.

Farat kia jo vetëm që janë të pasura me fibra, por ato gjithashtu ofrojnë acide yndyrore omega-3 me bazë bimore dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë!

Të dy këto përbërës mund të kenë si një bazë lidhëse qumështin, i cili siç u përmend edhe më lart ka vlera të shumta ushqyese.

Për më tepër shije dhe fibra ju mund t’i shtoni kësaj përzierje edhe disa copëza molle.

Dhe nëse nuk dëshironi të konsumoni kafe në mëngjes, mund të provoni të konusmoni çaj jeshi.

Ai është nja nga pijet më të fuqishme për humbjen e peshës, antioksidantët e pranishëm në të mund të rrisin djegien e yndyrës dhe të rrisin punën e metabolizmit. Përveç kësaj, kafeina që gjendet në çajin jeshil ju ndihmon në rritjen e energjisë.

Dreka

Shoqëroni vaktin me çaj të zi

Studimet kanë treguar se polifenolet që gjenden në çajin e zi mund të nxisin humbjen e peshës duke reduktuar marrjen e kalorive, duke stimuluar ndarjen e yndyrës dhe duke nxitur rritjen e baktereve miqësore të zorrëve.

Konsumi i tij pas një vakti të plotë dhe të pasur me fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme mund të ndihmojë qëllimin tuaj.

Pije e freskët me kefir, pluhur proteinash, frutash pylli të ngrira, banane, gjalpë kikiriku dhe akull.

Për një drekë të shpejtë, sidomos nëse keni shumë punë dhe jeni në lëvizje, ky opsion është i shkëlqyer.

Filloni me kefirin si bazën tuaj, pasi ai është i lartë në lëndë ushqyese dhe probiotikë, të rëndësishme për tretjen dhe shëndetin e zorrëve.

Një filxhan kefir siguron rreth 8 gram proteina dhe pothuajse një të katërtën e nevojave tuaja ditore për kalcium.

Më pas përforconi fuqinë proteinike të pijes tuaj duke shtuar pluhur proteinash ose peptide kolagjeni, për të siguruar aminoacidet e nevojshme për ngopje.

Hidhni frutat e pyllit të ngrira dhe një banane të ngrirë për më shumë fibra,dhe  në fund shtoni gjalpin e kikirukut, për yndyrna të shëndetshme e për të nxitur ndjesinë e ngopjes.

Meze e letë

Ujë dhe një tost me gjalpë kikirku me banane

Mos i nënvlerësoni përfitimet e konsumit të një gote me ujë. Uji nuk ka kalori dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë të hidratuar. Për më tepër, disa të dhëna shkencore, në të cilat AgroWeb.org bazohet, tregojnë se uji është një pjesë e rëndësishme e procesit të zbërthimit të yndyrës.

Një tost me gjalpë kikiriku dhe banane, i bërë me bukë me drithëra të plota, është një meze e ekuilibruar që përmban karbohidrate të shëndetshme, yndyrna të mira, fibra dhe proteina.

Darka

Sanduiç me mish viçi të bluar dhe lëng perimesh të freskëta

Nëse nuk mundeni t’i konsumoni të gjitha perimet më të mira, ju mund t’i bashkoni ato në një gotë me lëng.

Përzierja e perimeve në një lëng ju lejon të përfitoni nga fibrat, të cilat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt.

Më pas, kombinoni lëngun tuaj të perimeve me një sanduiç të preferuar ai ai që përmban mish viçi.

Shtoni në të edhe domate, fasule të zeza dhe disa kokrra misri për më teëpër fibra dhe lëndë ushqyese dhe përfundojeni me disa feta avokadoje për yndyrna të shëndetshme.

Salmon, spinaq, kinoa dhe çaji i xhenxherfilit

Shumë njerëz vuajnë nga dispepsia dhe refluksi gastrik pasi hanë darkë, veçanërisht nëse hanë vonë dhe shkojnë direkt në shtrat. Çaji i xhenxhefilit shpesh përdoret për të reduktuar këto simptoma.

Kombinojeni çajin me pak salmon, të pasur me omega-3 dhe proteina, spinaq të pasur me fibra dhe kinoa për të krijuar një vakt të plotë dhe ushqyes. /AgroWeb.org

SHARE