ZGJEDHJET LOKALE DO TË MBAHEN MË 23 TETOR

Pasi Kuvendi i ri miratoi ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të cilat hynë në fuqi dje, më 23 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale të shpallura më parë, njoftuan nga Kabineti i Presidentit të Malit të Zi. Këshilltari i Presidentit të Malit të Zi për sistemin kushtetues dhe çështjet juridike, Boris Bastijançiq, tha se zgjedhjet lokale të paralajmëruara më herët janë shtyrë dhe do të mbahen më 23 tetor, gjë që, siç thotë ai, është përcaktuar me vendimet e marra sot nga presidenti i Mali i Zi. Kjo do të thotë se zgjedhjet e shpallura më herët, të cilat do të mbaheshin në qershor në Tivat, Budva, Zhablak, Shavnik, Tivar, Danillovgrad, Kollashin, Podgoricë dhe Plevla, shtyhen për më 23 tetor. Vendimet për ndryshimin e vendimeve për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në kuvendet e vetëqeverisjeve lokale të lartpërmendura hyjnë në fuqi sot, në ditën e miratimit të tyre dhe, siç sqarohet, janë pjesë përbërëse e rendit juridik malazez.

SHARE