SOT U MBAJTË SEANCA E XXII E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Sot Kuvendi i Komunës së Tuzit mbajti seancën e XXII më rradhë, edhe kësaj herë pa prezencë të opozitës. Në këtë seancë ishin të parapara 6 pika të rendit të ditës, ndërsa nga nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, u propozuan edhe 3 pika të tjera. Në fillim të seancës u njoftua edhe dorëheqja e ushtruesit të detyrës së SHPK Tregu Tuz. Me shumicë të votave të gjitha pikat u miratuan. Pika e parë e rendit të ditës ishte – propozimi i konkludimit mbi miratimin e informacionit mbi gjendjen e pronës së Komunës së Tuzit për vitin 2021 që u prezantua nga Agim Sinishtaj. Lidhur me këtë pikë kishte diskutim nga këshilltari Adnan Pepiq i cili theksoi që qytetarët e Dheut të Zi janë të pakënaqur nga pengesat për rregullimin e çështjes së  truallit ku duhet të ndertohet objekti i bashkesisë lokale e ndoshta në të ardhmen edhe Shtëpisë së Shëndetit. Pika e dytë ishte – propozimi i vendimit mbi verifikimin e vendimit mbi sigurimin e hapësirës për shërbimin e të rinjëve ku u prezantua nga sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj, e cila theksoi se ky vendim ka të bëjë me përmirësimin e politikave të të rinjëve dhe aktivitetet e tyre. Gjithashtu Ujkaj bëri – propozimin e vendimit mbi dhënien e pëlqimit në vendimin e këshillit të institucionit publik të Qendrës Kulturore Informative Malësia. Pika e katërt ishte – propozimi i vendimit mbi kriteret, mënyrën dhe proceduren e shpërndarjes së mjeteve për përkrahjen e afarizmit të gruas që u bë nga Shefko Kurpejoviq sekretar për zhvillim ekonomik i cili fillimisht theksoi që ndjen keqardhje  që opozita nuk është prezente për të marr vendim për zhvillimin e afarizmit të gruas. Ai theksoi që janë paraparë 60 mijë euro që të ndahet për afarizmin e gruas. Ndërsa 30 mijë euro do të ndahen për të gjithë femrat e interesuara, ato që duan të fillojnë afarizëm apo që janë drejtoresha të ndonjë biznesi. Shuma maksimale që mund të fitoj është 25% e sasisë së paraparë, përparësi kanë femrat që duan të fillojnë biznes të ri. Lidhur me këtë pikë diskutuan këshilltarët nga Partia Boshnjake Mevlludin Dizdareviq dhe Adnan Pepiq të cilët theksuan që e shohin si mundësi të mirë për zhvillim afarizmin e gruas duke nënvizuar çështjen që  komisioni të njohë biznes-planet të cilat do të zgjasin. Pika e pestë – propozimi i vendimit mbi kriteret, mënyren dhe proceduren e shpërdarjes së mjeteve për përkrahjen e afarizmit u prezantua nga sekretari Kurpejoviq i cili theksoi që me këtë vendim do të mbështeten 20 faqe interneti, portale të cilat do financohen për mirëmbajtje, edukimin e stafit punues. Me këtë vendim do të mbështeten edhe idetë e reja për afarizëm kreativ. Pika e gjashtë ishte – propozimi i vendimit mbi masat për zbutjen e pasojave financiare të shkaktuara nga pandemia Covid-19 që u propozua nga nenkryetari i komunës z. Ivanaj, i cili fillimisht shprehu keqardhjen që opozita nuk është prezent kur ka të bëjë me vendimet më të rëndësishme për qytetarët e Malësisë. Sa i përket vendimit ai theksoi që si vitin e kaluar edhe këtë vitë do zbusin masat duke liruar të gjithë personat fizik për lirimin e pagimit të tatimit për pronat bujqësore për vitin 2022.
Tre (3) pikat shtesë ishin si pikë e shtatë –  raporti mbi projektet e realizuara të OJQ për vitin 2021. Ky raport u prezantua nga Marina Ujkaj e cila theskoi që vitin e kaluar është ndryshuar rregullorja, rritur përqindja dhe janë mbështetur 7 OJQ, me gjithëseji 25 mijë euro, në të cilat nuk hyjnë OJQ Koret – Karnevalet dhe Fëmijët e Malit të Zi. Nga 7 organizata 6 kanë dorëzuar raportin që është obligativ. SHKA Rapsha ka dorëzuar raportin dhe kthyer mjetet për shkak të pa mundësisë së realizimit të projektit për shkak të masave  të vendosura nga pandemia. Pika  e tetë ishte – propozim vendimi mbi dhënien e pëlqimit mbi vendimin e çmimeve të shërbimeve  komunale, SHPK Ujësjellësi dhe Kanalizimi Tuz, që u propozua nga drejtori i SHPK, Esmin Beqoviq, i cili theksoi që
çmimi për këto shërbime do ishte më i lartë të mos ishte marrëveshja e kryetarit të komunës me  kryeqytetin e cila do të mbajë mirëmbajtjen e puseve. Pika  e nëntë ishte – propozim vendimi mbi dhënien e pëlqimit në ndryshimet dhe plotësimet e programit të punës të institucionit publik Qendres Kulturore Informative Malësia, ky vendim u propozua nga drejtori i kësaj Qendre, Vasel Berishaj, i cili foli mbi ndryshimet dhe plotësimet në pjesën financiare që ishin paraparë 141 mijë euro ku theksoi që kjo shumë është e pamjaftueshme. Ai ceku edhe nevojen për kuadro të reja. Po ashtu, sa i përket planit të ndryshuar financiar edhe propozuar që për këtë vitë të jetë 205 mijë euro ku nenvizoi që as kjo nuk është e mjaftueshme që të punohet siç e parasheh, pasi që Qendra ka nevoj për investime.

SHARE