West Ham po monitoron situatën e kontratës së Eddie Nketiah me Arsenalin, raporton The Daily Mail.
Hammers janë gati të shkojnë në aksion nëse sulmuesi dështon të arrijë një marrëveshje me Topçinjtë për një marrëveshje të re.
Nketiah dëshiron të qëndrojë te Arsenali, mirëpo me kushte të përmirësuara të kontratës, derisa ende nuk ka ndonjë akord.Lexo po ashtu:Arsenali pritet t’i largojë tre sulmues më 2022
Andaj, West Hami po e monitoron situatën e lojtarit dhe shpreson që ta transferojë atë në këtë afat kalimtar veror.
Lojtari mund të luaj në krah dhe në qendër të sulmit, ndërsa vlera e tij sipas Transfermarkt shkon në dhjetë milionë euro.
Kjo shumë nuk paraqet problem për Çekanët, ndërsa Nketiah ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/