INSTITUTI: 108 RASTE TË REJA, ASNJË VIKTIMË

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje nga pasojat e infektimit me koronavirus ndërsa janë regjistruar 108 raste të tjera të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorë të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan dje analizat dhe ISHP dorëzoi rezultatet për 1,134 mostra për koronavirusin e ri. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 63 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 609.

SHARE