DAMJANOVIQ: SHTETI DUHET TË KETË MASA TË REJA NËSE KA RRITJE TË RE TË ÇMIMEVE

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, tha se shteti do të duhet të ketë mekanizma dhe masa të reja nëse do të ketë rritje të re të çmimeve të ushqimeve bazë, gjë që askush nuk mund ta parashikojë tani. E rëndësishme, siç thotë ai, është që furnizimi të jetë stabil dhe të mos ketë mungesa. Ai vëren se edhe me heqjen e plotë të akcizës për çmimin e karburanteve, qytetarët do të paguanin deri në 1.45 euro për litër. Situata do të monitorohet në baza ditore, ndaj ka mundësi që, siç tha ai, të ulë edhe dhjetë për qind akcizën për karburantet. I pyetur nëse mund të kishim bërë më mirë kur bëhet fjalë për çmimet e reja të karburanteve sot, Damjanoviq në emisionin e TVMZ tha se akcizat u ulën me 40 për qind dhe se çmimet në stacionet e derivateve, nëse nuk do ta kishin bërë këtë, do të ishin 25 deri në 26 cent më shumë. I pyetur nëse pensionistët do të marrin pensione të rritura, Damjanoviq tha se kishte thënë edhe më parë se do të zbatojë të gjitha ligjet e miratuara nga parlamenti. “Përveç kësaj, nëse do të ketë stabilitet, do të mundohemi që t’i plotësojmë nevojat e pensionistëve edhe më shumë”, tha Damjanoviq.

SHARE