TRAJTIM SPECIAL PËR DIPLOMA FALSE: MINISTRIA E ARSIMIT KA INICIUAR VEPËR TË RE PENALE NË MINISTRINË E DREJTËSISË

Foto: Shutterstuck

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë një iniciativë për njohjen e një vepre të re penale në Kodin Penal – “blerja dhe përdorimi i diplomës false”.

Ministria këtë e ka bërë me sugjerim të Grupit Punues Ndërsketorial që merret me verifikimin e diplomave të marra jashtë vendit, i cili udhëhiqet nga sekretarja shtetërore e Departamentit të Arsimit, Dragana Baboviq.

Ministrja e Arsimit Angjella Jakshiq – Stojanoviq ka konfirmuar për “Vijesti” se iniciativa i është dërguar departamentit të Bojan Bozhoviq.

“Ne presim që Ministria e Drejtësisë do të njohë rëndësinë e nismës sepse ka të bëjë me mbrojtjen e interesave kombëtare të Malit të Zi”, tha Jakshiq-Stojanoviq.

Kodi Penal i Malit të Zi aktualisht njeh vetëm veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Për këtë arsye, siç thanë për “Vijesti” në Ministri, grupi i punës ndërsektorial në seancën e 24 marsit ka dalë në përfundimin që nisma t’i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë.

“…Për të parë mundësitë e njohjes së veprës së re penale në tekstin e Projektligjit të ardhshëm për ndryshimin e Kodit Penal të Malit të Zi – blerja dhe përdorimi i një dokumenti edukativ në qarkullimin juridik të Malit të Zi”, thanë ndër të tjera nga Ministria.

Nga ai departament theksojnë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Ministria e Drejtësisë të marrë parasysh iniciativën e Grupit Punues Ndërsektorial dhe në këtë mënyrë të kontribuojë “jo vetëm në përmirësimin e mbrojtjes penalo-juridike të sistemit arsimor të Malit të Zi, por edhe parandalimi i abuzimeve dhe pasojave që mund të kenë dokumentet false në tregun malazez të punës”.

SHARE