Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, shprehi solidaritetin e tij për të gjithë banorët e Komunës së Tuzit, në krye me kryetarin Nik Gjeloshaj, në këto momente shumë të vështira, duke theksuar se do të jenë gjithmonë pranë tyre.
Ai gjithashtu përshendeti vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Millo Gjukanoviq dje në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.
Në postimin e plotë të Presidentit Meta thuhet:
” Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.
Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.
Do të jemi gjithmonë pranë jush!”