KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT NESER DISKUTON PËR BUXHETIN E KOMUNËS

Nesër do të mbahet seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, ku do të diskutohet për Propozim-vendimin mbi buxhetin e Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit për vitin 2018.

Përpos kësaj pikë në rënd të ditës janë paraparë edhe këto pika të rendit të ditës: Propozim-vendimi mbi kompensimin e këshilltarëve në Kuvendin e komunës në kuadër të Kryeqytetit; Propozim-vendimi mbi të ardhurat e funksionarëve lokal dhe personave që emëron Kuvendi i komunës;Propozim vendim mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe nëpunësve lokal të komunës; Projekt-vendimi, mbi kriteret,mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare;Projekt-vendimi mbi financimin e sportit dhe Projekt-vendimi mbi të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve.

SHARE