MPJ: DERI MË TANI JANË EVAKUUAR 210 PERSONA NGA LINDJA E MESME, NDËRSA 215 TË TJERË KANË BËRË KËRKESË PËR KTHIM

 Foto: REUTERS

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se që nga fillimi i përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme janë evakuuar gjithsej 210 persona, ndërsa aktualisht janë regjistruar 215 të tjerë që kërkojnë kthim në vend.

Konflikti është përshkallëzuar pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj objektivave iraniane në fund të shkurtit, duke rritur paqëndrueshmërinë në disa shtete të rajonit. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, ka zhvilluar biseda telefonike me krerët e diplomacive të disa vendeve të Lindjes së Mesme për të ulur tensionet dhe për të forcuar përpjekjet diplomatike.

Mali i Zi ka organizuar dy fluturime evakuimi: më 3 mars nga Sharm el-Sheiku në Podgoricë (72 pasagjerë) dhe më 4 mars nga Dubai në Tivat (138 pasagjerë), përfshirë edhe shtetas të huaj.

Ndihmë shtesë kanë ofruar edhe fluturimet evakuuese të vendeve partnere.

Ndër 215 personat aktualisht të regjistruar për kthim, 142 janë shtetas malazezë dhe 75 të huaj, kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera të rajonit.

Ministria kujdes të veçantë po jep për marinarët malazezë dhe vazhdon të monitorojë situatën, të ofrojë ndihmë konsullore dhe të këshillojë qytetarët të ndjekin informacionet zyrtare dhe udhëzimet e institucioneve përkatëse.

SHARE