Foto: Wingie
Ministria e Diasporës njofton opinionin se Regjistri i pjesëtarëve të Diasporës ka hyrë zyrtarisht në fuqi dhe është i disponueshëm në faqen zyrtare të Ministrisë.
Regjistri, përveç në gjuhën malazeze, është e disponueshme edhe në gjuhën angleze, spanjolle dhe turke. Regjistri, përmes një zgjidhjeje të avancuar softuerike, do të ofrojë informacione shumë më të sakta, të cilat do të mundësojnë planifikimin dhe zbatimin më të mirë të politikave ndaj diasporës sonë në mbarë botën.
Këto të dhëna mbrohen rreptësisht, duke garantuar një nivel të lartë të mbrojtjes së privatësisë për çdo person.
Ministria e Diasporës fton të gjithë pjesëtarët e diasporës sonë të regjistrohen, në mënyrë që të miratojmë politika më efikase dhe më precize bazuar në këto të dhëna.
Për të gjitha informacionet shtesë dhe qasjen në Regjistrin, vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Diasporës www.gov.me/mdi.