Foto: Ilustrim
Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit ka njoftuar se nga mesnata të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen për gjashtë apo pesë cent për litër.
Një litër i të dy llojeve të benzinës do të jetë gjashtë cent më i lirë – BMB 98 do të kushtojë 1,50 euro, dhe BMB 95 – 1,46 euro.
Eurodizeli do të jetë pesë cent më i lirë dhe do të kushtojë 1.39 euro për litër.
Ndërsa nafta për ngrohje do të jetë më e lirë për pesë cent dhe do të kushtojë 1.33 euro.
“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 24 mars dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 25 mars”, njofton Ministria.