Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka finalizuar projektin më të ri muzikor.
Këtë herë artistja ka sjellur dy projekte të përbashkëta të përmbledhura në një videoklip.
Projekti mban titullin “Unë jam ajo x Caviar” ndërsa klipi Dafina siç do herë tjetër dukej tejet joshëse dhe në veshje plot stil.
Këngëtarja u shoqërua në klip nga dy valltarët e njohur, Kalin Brother dhe modelja shqiptare, Trejsi Sejdini.
Producent i këngës është Rzon, ndërsa teksti u shkrua Dafina bashkë me Elinel.
Vetë këngëtarja është përkujdesur edhe për melodinë teksa master u realizua nga Lorenc Aliaj.
Kujtojmë që ky projekt është i pari nga albumi i ardhshëm i Dafinës që gjithashtu mban titullin “Unë jam ajo”.
Kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube dhe platforma të tjera. /Telegrafi/