BE-ja MBËSHTET MALIN E ZI NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT NDËRKUFITAR

Bashkimi Evropian (BE) mbështet Malin e Zi në luftën kundër krimit ndërkufitar, është bërë e ditur nga trajnimi për kërkimin e avionëve në kuadër të projektit mbështetës të BE-së për Drejtorinë e të Ardhurave dhe Doganave.

Siç njofton Komisioni Evropian, Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave ka kryer një ushtrim kontrolli të avionit me mbështetjen e kolegëve të Drejtorisë Qendrore Doganore Gjermane.

Shefi i sektorit të bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Mal të Zi, Ingve Engström, tha se çdo lloj kontrabande dhe tregtie ilegale duhet të ndalet në kufij.

“Ne duhet të luftojmë kundër krimit ndërkufitar. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që të lehtësohet jeta për njerëzit e zakonshëm dhe bizneset duke lehtësuar tregtinë dhe qarkullimin e mallrave dhe njerëzve”, tha Engstrom.

Siç u bë e ditur, mbështetja praktike e kolegëve nga Drejtoria Qendrore Doganore e Gjermanisë është thelbësore në transferimin e njohurive më të fundit dhe praktikave më të mira të BE-së në kontrollet doganore në kufij.

SHARE