SHTETI DUHET TË VEPROJË NË KOHËN E DUHUR DHE TË KRIJOJË REZERVA PËR TË PAKTËN TRE MUAJ

Shteti duhet të veprojë në kohën e duhur dhe të krijojë rezerva për të paktën tre muaj për të parandaluar rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë dhe për të parandaluar zhdukjen e produkteve, theksoi Bozho Mihailloviq, profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik në Univerzitetin e Malit të Zi. Shteti, shton ai, duhet të sigurojë sa më parë interesin e tij publik. “Sepse ajo që po ndodh këto ditë është se dita është si një muaj, dhe një muaj është si një vit. Në këtë këndvështrim dua të them se qeveria në çdo mandat duhet të veprojë shpejt, edhe pa respektuar procedurat që duhet të bënte më parë”, theksoi ai. Sa i përket karburanteve, Mihailloviq vuri në dukje se shteti duhet të veprojë menjëherë duke ulur akcizën. “Të ardhurat që do të humbasë shteti prej saj do të shumëfishohen në mënyra të tjera. Pa derivate nuk mundet”, theksoi ai. Ai shton se Kuvendi duhet të zgjidhet urgjentisht, të miratohet ligji për akcizat dhe të merren masa.

SHARE